Humza Yousaf zyrtarisht kryeministri i parë mysliman  i Skocisë

 

Humza Yousaf është  zyrtarisht  kryeministri  i  ri i Skocisë.Ai u betua gjatë  një ceremoni të shkurtër e cila u zhvillua në Edinburg.37-vjecari është  personi më i ri që mban këtë post dhe ka shkruajtur historinë duke u bërë kryeministri i parë mysliman që mban këtë rol.

Yousaf , i cili pason Nicola Sturgeon, është  kryemisnitri i gjashtë i vendit dhe i pari  me origjinë pakistaneze.Kryeministri i ri filloi të formojë ekipin e tij të martën pasdite me njoftimin se Shona Robison , një aleate e ngushtë e ish-kryeministres Sturgeon do të bëhej zëvendëskryeministre. Ai gjithashtu konfirmoi se do të kishte një “ministër për pavarësinë” në qeverinë e tij, një rol që ai u zotua ta krijonte gjatë garës për të marrë drejtimin e vendit.

Ndryshe nga liderët e tjerë,  Humza Jusaf ka pak kohë politikë. Ai ka premtuar se do të fitojë besimin dhe respektin e atyre që nuk janë të bindur për pavarësinë e Skocisë dhe shkëputjen nga Mbretëria e Bashkuar   duke qeverisur mirë dhe duke u fokusuar tek prioritet e vendit.