Abdulrahman Ali al-Mahmoud ishte i vetmi person që arriti të shpëtonte nga tërmeti që goditi Sirinë veri-perëndimore. Teksa vajton ai shprehet se si humbi 20 anëtarë të familjes së tij menjëherë.
Familja e Mahmoud u zhvendos nga Deir al-Zor në Sirinë lindore gjatë luftës në qytetin e Jandaris.
Abdulrahman Ali al-Mahmoud:Kam humbur anëtarët e ngushtë të familjes, gruan time, vajzën time dhe të afërm të tjerë, kam humbur 20 persona. Do të kthehem në jetën time normale, por si? Miqtë e mi dhe njerëzit me të cilët jam rritur, të gjithë janë zhdukur, si të ndërtoj një jetë krejtësisht të re ? “Është një ndjenjë e papërshkrueshme. Të gjithë janë në shok, askush nuk e di se çfarë ndodhi, duket sikur kaluam një makth nga i cili u zgjuam dhe gjetëm gjithçka në gërmadha.
Me Sirinë që vuan prej një kohe të gjatë nga lufta civile, disa nga rajonet e prekura nga tërmeti kontrollohen ose nga ekstremistët ose nga grupe të tjera rebele.
Pavarësisht çështjeve të ndërlikuara politike në vend, ambasadori i Sirisë në Kinë, Mohammed Hasanein Khaddam ka deklaruar se qeveria siriane po bën gjithçka që mundet gjatë kësaj kohe të vështirë për të ndihmuar të gjithë qytetarët pas katastrofës. Në Siri , tërmetet katastrofike kanë shkaktuar të paktën 1,250 të vdekur dhe mbi 2,050 të plagosur në zonat e kontrolluara nga qeveria, pork y tërmet i fundit e thelloi edhe me tej krizën humanitare.
Të futur çanta të zeza trupat e refugjatë sirianë të vrarë nga tërmeti në Turqi do të dërgohen në Siri ku familjarët do t’i japin lamtumirën e fundit. Ata arritën në kufi me taksi, duke i çuar në atdheun e tyre të shkatërruar nga lufta. Kufiri midis dy fqinjëve mbetet i mbyllur dhe funksionon deri më tani për operacionet e ndihmës. Shumë familje të gjera siriane jetojnë në qytetin e goditur rëndë të Antakias dhe në Kirikhan, një qytet i vogël turk rreth 50 km nga kufiri.
Humba gruan. Ajo ishte shtatzënë në muajin e saj të fundit. Ajo duhej të lindte pas dy ditësh. E nxorëm nga rrënojat dhe fëmijët e saj janë ende nën rrënoja.
Në Kirikhan, ekipet turke të shpëtimit vijojnë kërkimet për të mbijetuar të tjerë edhe pse shpresat janë zbehur për të gjetur të tjerë të mbijetuar.
GAZETARE: LIVIA KALLFA
PAMJET: REUTERS