Horror në Meksikë/ Gjenden 7 persona të pajetë brenda një makine, autoritetet: Në trupat e tyre kishte mesazhe të shkruara

Autoritetet në Meksikës thanë të premten se kanë gjetur shtatë trupa, ku pesë prej tyre u ishte prerë koka dhe një tjetër ishte copëtuar plotësisht. Ato u gjetën në një makinë të lënë në mes të trafikut në një autostradë kryesore.

Prokurorët në shtetin qendror të Puebla thanë se të gjithë trupat mbanin mesazhe që supozohej se përshkruanin arsyet e vrasjes së secilit. Secili ishte akuzuar për kryerjen e një krimi të veçantë, nga marrja e drogës në rrugë, grabitja e kamionëve të mallrave e deri te zhvatja, thanë prokurorët.

“Në secilin prej trupave, ne gjetëm mesazhe të shkruara me dorë në letër, secila duke detajuar arsyen e vrasjes së tyre”, tha kryeprokurori i shtetit Puebla, Gilberto Higuera.

Higuera nuk përmendi nëse vdekjet mund të lidhen me kartelet e drogës. Ai tha se makina e vjedhur ishte lënë në mes të trafikut në autostradë.