Grushti i shtetit nga Wagner, ministrja gjermane: Putin po shkatërron vendin


Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka reaguar në lidhje me kryengritjen e zhvilluar pak ditë me parë nga grupi Wagner në Rusi.

Ajo u shpreh se rebelimi i grupit të mercenarëve tregon se Putini po shkatërron vendin e tij.

“Situata e fundjavës së kaluar përsëri e bën të qartë atë që unë e kam thënë që nga fillimi i luftës në Ukrainë: Kjo luftë e paligjshme nuk është vetëm një sulm kundër Ukrainës dhe rendit dhe paqes në Europë, por se presidenti rus Putin po shkatërron edhe vendin e tij me këtë luftë”, u shpreh ajo.