Grevat paralizojnë sërish aeroportet gjermane
Grevat për paga më të larta në Gjermani kanë paralizuar sërish dy aeroportet kryesore gjermane, Berlin dhe Hamburg. Pasagjerët u përballën me anulime fluturimesh pasi punonjësit e sigurisë bën thirrje sërisht për rritje për turnet e natës, fundjavës dhe festave zyrtare, ndërsa negociatat e kërkuara nga sindikata Verdi nuk kanë bërë asnjë përparim në horizont.
Aeroporti Berlin-Brandenburg, i cili i shërben kryeqytetit, tha se të gjitha nisjet u anuluan pasi sindikata Verdi thirri punonjësit e sigurisë në grevë deri në mesnatë. Reuters raporton se rreth 240 fluturime ishin planifikuar që të niseshin por greva çoi në anulimin e tyre sërish. Shoqata e aeroportit të Gjermanisë e përshkroi grevën si “përtej çdo mase të imagjinueshme dhe të justifikueshme”.
Punonjësit e Shërbimeve private në Aviacionit në Hamburg të cilët merren me check-in, për disa linja ajrore në aeroportin e Hamburgut, gjithashtu thirrën një grevë 24-orëshe. Pasagjerëve iu bë thirrje që të kontrollonin statusin aktual të fluturimit të tyre me kompaninë e tyre ajrore ose operatorin turistik përpara se të udhëtonin në aeroport.
Raundi i fundit i negociatave midis sindikatës dhe Shoqatës Federale të Kompanive të Sigurisë së Aviacionit përfundoi pa një marrëveshje javën e kaluar. Një raund i ri negociatash pritet të zhvillohet më 27 dhe 28 prill. Grevat nuk kanë prekur vetëm aeroportet por edhe sistemin hekurudhor ku qindra punonjës kërkojnë gjithashtu rritje të pagave. Ekonomia më e madhe e Evropës ka parë disa nga grevat më shkatërruese në dekada pasi sindikatat bëjnë presion për paga më të larta për të kompensuar koston në rritje të jetesës. Javën e kaluar, aeroportet e Duseldorfit, Hamburgut, Këln-Bonit dhe Shtutgartit u goditën nga greva ku mbi 700 fluturime u anuluan për rreth 100 mijë njerëz.