Greqia nuk gjen qetësi, aktivizohen vatra të reja zjarri


Rindizen zjarret në Greqi, më konkretisht në zonat e Piri Lakonit dhe Lefkohomës.

Për shuarjen e flakëve janë vënë në dispozicion 4 avionë, 1 helikopter dhe 52 zjarrfikës.

Greqia është në betejë me flakët prej disa ditësh, të cilat janë përhapur në Atika dhe Rodos. Sakaq tre zjarrfikës janë lënduar për shkak të flakëve.