Greqia në ‘luftë’ me zjarret! Rodosi dhe Korfuzi në flakë, mijëra turistë të evakuuar
Greqia vazhdon të jetë në luftë me zjarret, ndërsa mijëra turistë e banorë janë evakuuar larg zonave active. Në Rodos flakët kanë djegur edhe shtëpi, ndërsa në Korfuz emergjencat thonë se kanë situtën në kontroll
Situata me zjarret në Rodosin Jugor është jashtë kontrollit pasi frontet e zjarrit janë active aktualisht fshatrat disa fshatra, aty ku disa shtëpi kanë marrë flakë, dhe banorët kanë marrë një mesazh për t’u evakuuar.
Zjarrfikësit dhe vullnetarë ndodhen në zonë duke u përpjekur të vënë nën kontroll situatën. Në ishullin e Rodosit, situata vijon të jetë emergjente. Më shumë se 30 mijë persona, shumica turistë të huaj janë evakuuar deri më tani.