Greqi/ I ra pema e ullirit sipër, vdes tragjikisht 45- vjeçari shqiptar, babai i tre fëmijëve

Një 45-vjeçar shqiptar ka humbur jetën mesditën e sotme, 11 nëntor, pasi u shtyp nga një pemë në zonën e Apraos në Korfuzin e Veriut.

Sipas informacioneve të para, burri ka qenë duke prerë ullinj , kur trungu i madh i pemës ka rënë dhe e ka shtypur.

Një zjarrfikës ka mbërritur në vendngjarje për nxjerrjen e tij dhe një ambulancë e EKAV  e ka marrë të vdekur.