Gratë dhe vajzat më të prekura nga tërmeti i Turqisë

Gratë dhe vajzat janë më të prekurat dhe nevojat më urgjente për ndihma humanitare në zonat e goditura nga tërmeti në Turqi. Florence Bauer, Drejtoresha Rajonale e UNFPA-së për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore, u tha gazetarëve në selinë e OKB-së se gratë dhe vajzat janë gjithmonë më të prekurat në krizat humanitare, veçanërisht ato me defekte që në lindje .

“Nevojat janë, natyrisht, të jashtëzakonshme. Ne e dimë se janë gratë dhe vajzat ato që janë gjithmonë më të prekurat siç e dimë, në këtë lloj situate humanitare. Dhe kjo është, natyrisht, ajo që po ndodh këtu. Pra, fokusi i UNFPA-së është sigurisht, për këtë popullsi të veçantë,  midis grave dhe vajzave që janë më të cenueshme. Pra, po i referohem migrantëve, refugjatëve, personave me aftësi të kufizuara, njerëzve që jetojnë në një situatë varfërie. etj”, tha ajo.

Gratë në zonat e goditura nga tërmeti po përballen me një situatë kritike, pasi një numër i madh prej tyre janë shtatzënë apo edhe në prag të lindjes. “Sipas numrave të fundit nga Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA), janë 160,000 gra shtatzëna, kështu që mund të vlerësojmë se 18,000 do të lindin muajin e ardhshëm, dhe natyrisht, ato vazhdojnë të lindin pavarësisht gjendja e tmerrshme, madje shumë prej tyre lindin më herët se sa ishte planifikuar. Pra, ne po u ofrojmë furnizime materniteteve të ndryshme që janë dëmtuar”, tha ajo.

Ndërsa mijëra ndërtesa, duke përfshirë hapësira të sigurta të mbështetura nga UNFPA për gratë dhe vajzat, u dëmtuan rëndë ose u shkatërruan , prioriteti urgjent i agjencisë tani është rivendosja e shërbimeve që janë thelbësore për shëndetin dhe mirëqenien e grave dhe vajzave dhe vajzave duke  minimizuar dhunën me bazë gjinore, sipas Bauer.

Turqia u godit nga dy tërmete shkatërruese më 6 shkurt, i pari me magnitudë 7.7 ballë, i ndjekur nga një tjetër me magnitudë 7.6 vetëm disa orë më vonë. Numri i viktimave dhe shkalla e shkatërrimit në dhjetë provinca të Turqisë juglindore ka qenë dërrmuese.