Grabitje spektakolare në Los Angeles, hajdutët marrin 30 milionë dollarë

Departamenti i Policisë së Los Anxhelosit dhe Byroja Federale e Hetimeve (FBI) po hetojnë një nga grabitjet më të mëdha të parave në historinë e qytetit, kur 30 milionë dollarë u vodhën nga një magazinë parash në Luginën e San Fernando për Pashkë, raportojnë mediat amerikane.

Grabitja ndodhi një natë para Pashkëve në një objekt në periferi të San Fernando Valley që ruan para nga bizneset në të gjithë rajonin, tha një burim policor për CNN.

Zyra e FBI-së në Los Anxhelos konfirmoi se po heton një vjedhje të madhe në luginën e San Fernando, por nuk dhanë detaje të tjera, pasi hetimi është në vazhdim.

Hajdutët kanë hyrë në kasafortë, me alarmin që nuk binte dhe grabitja u zbulua të hënën.

Sipas Los Angeles Times, grabitja më e madhe e parave në qytet ndodhi më parë më 12 shtator 1997, kur 18.9 milionë dollarë u vodhën nga ish-lokacioni i Dunbar Armored Inc, por ata që ishin përgjegjës për grabitjen u arrestuan.