Grabitet në mes të ditës argjendaria në Paris/ Autorët marrin sende me vlerë miliona euro

 

Ky filmim tregon momentin kur dy grabitës të armatosur, dalin nga një argjendari mu në mes të Parisit, në mes të ditës dhe largohen me motor. Pre e grabitjes ra argjendaria e markës Bulgari, me famë në gjithë globin, me klientë të famshëm .  Është fjala për bizhuteri të çmuara me vlerë miliona euro, që u grabitën prej tyre. Për arsye hetimore nuk është bërë e ditur se çfarë sendesh u grabitën dhe sa është vlera e tyre në total.

https://twitter.com/i/status/1652665304558850049

Pamjet e filmuara nga kalimtarë të rastit tregojnë se grabitësit mbanin kaskë motoçiklete për t’u maskuar dhe kërcënuan edhe kalimtarët të largoheshin nga trotuari ku kishin parkuar motoçikletat.

https://twitter.com/i/status/1652288342229123073

Policia është vënë në kërkim të tyre, ndonëse asnjë patrullë nuk u gjend në atë moment në mes të kryeqytetit francez. E njejta argjendari ra pre e grabitjes edhe dy vite më parë, kur vlera e sendeve të vjedhura ishte 11 milionë euro.