Gjykata lë në burg kryebashkiakun, paralajmërohen protesta masive por …

Ekrem Imamoglu , kryebashkiaku i Stambollit dhe figura kryesore e opozitës, u akuzua zyrtarisht për vepra të shumta të dielën, katër ditë pas arrestimit të tij.

Prokurorët turq e akuzojnë atë për korrupsion, zhvatje, ryshfet, pastrim parash dhe ndihmë për një organizatë terroriste.

Aktakuza e tij zyrtare pasoi një periudhë paraburgimi prej 96 orësh sipas nenit 100 të Kodit Penal Turk.

Prokurorët paraqitën akuzat në Gjykatën e 24-të të Lartë Penale të Stambollit, e cila vendosi të vazhdojë paraburgimin e tij në pritje të gjyqit. Nëse dënohet për të gjitha akuzat, Imamoglu përballet me 35 vjet burg.

Ndërkaq, mbështetës të Imamoglu paralajmëruan protesta deri me 27 mars, diçka që nga policia është lajmëruar se nuk do lejohen për tu zhvilluar kjo me urdhër edhe të Prokurorisë.