Gjermania merr masa të forta kundër emigrantëve

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, dhe 16 guvernatorët shtetërorë kanë arritur pajtim për vendosjen e masave të reja, më të rrepta, për ta frenuar numrin e madh të emigrantëve që po vijnë në Gjermani, ndërkohë që Italia ka gjetur zgjidhjen duke i sjellë në Shqipëri.

Scholz dhe guvernatorët shtetërorë arritën kompromis mëngjesin e së martës për këtë çështje, e cila është bërë telash i madh politik për Qeverinë dhe temë e nxehtë për shoqërinë.Masat e reja përfshijnë përshpejtimin e procedurave të azilit, kufizimin e përfitimeve për azilkërkuesit dhe shtimin e ndihmave financiare nga Qeverinë federale për shtetet dhe komunitetet lokale për t’u përballur me këtë fluks, sipas REL.