Gjermania hyri në recesion në tremujorin e parë të 2023

Ekonomia gjermane u tkurr në tremujorin e parë të 2023 krahasuar me tre muajt e mëparshëm, duke hyrë kështu në recesion.Të dhënat e publikuara nga Zyra Federale e Statistikave tregojnë se produkti i brendshëm bruto i Gjermanisë është ulur me 0.3% në periudhën nga janari në mars.

Kjo pason një rënie prej 0.5% në ekonominë më të madhe të Evropës gjatë tremujorit të fundit të 2022.Konsumi i familjeve u ul me 1.2% ndërsa shpenzimet qeveritare u ulën me 4.9%.

Për shkak të  inflacionit të  lartë , konsumatori gjerman është gjynjëzuar,” tha Andreas Scheuerle, një analist ekonomie.

Falë dimrit të butë, skenarët më të këqij nuk u realizuan si mungesa e gazit  e cila do të kishte shkaktuar plagë më  të thella në ekonominë gjermane.Nga ana tjetër, investimet të cilat u rritën me 3.9 për qind  dhe rritja e tregtisë së   jashtme ishin një shtysë poztive për ekonominë.Qeveria federale gjermane pret një rritje të PBB-së prej 0.4 për qind këtë vit një parashikim më pozitiv se sa ai i FMN-së .