Gjermania do të dërgojë ndihma nga ajri në Gaza

Forcat Ajrore Gjermane do të marrin pjesë në transportin ajror për të furnizuar Rripin e Gazës, ka njoftuar ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius.

Ministri i Mbrojtjes udhëzoi Forcat Ajrore që të mbështesin dërgimin ajror të ndihmave humanitare në territoret palestineze, thuhet në njoftimin përkatës të ministrisë dhe theksohet se për këtë qëllim do të vihen në dispozicion dy avionë transportues Hercules.  Secila prej të cilave ka aftësinë për të transportuar mallra me peshë deri në 18 tonë . Pjesëmarrja gjermane, nga baza transnacionale e Evreux, në Francë, do të jetë gati për operacion në fund të javës së ardhshme.

“Njerëzve në Gaza u mungojnë gjërat më elementare. Ne duam të kontribuojmë që ata të marrin ushqim dhe ilaçe”, tha Pistorius, duke pranuar se misioni nuk është pa rrezik, por, theksoi ai, ekuipazhet janë të trajnuar dhe kanë shumë përvojë.

Përgjigja e Ministrisë së Mbrojtjes vjen pas një kërkese të paraqitur nga Ministria e Jashtme.