Një ligj i frymëzuar nga Moska kundër agjentëve të huaj shkaktoi këtë përjeshje të madhe mes deputetëve të parlamentit të Gjeorgjisë.
Përleshjet shpërthyen gjatë diskutimeve për projektligjin e propozuar nga partia për Ëndrrën Gjeorgjiane e kryeministrit pro-rus Irakli Garibashvili. Projektligji parashikon shpalljen si ‘agjente të huaja’ dhe përballjen me penalizime të të gjithë organizatave që marrin mbi 20% të fondeve nga jashtë.
Opozita pro-perëndimore akuzon qeverinë se po shkel fjalën e lirë dhe po përpiqet t’i mbyllë gojën shoqërisë civile me një ligj, sipas tyre, të hartuar nga Vladimir Putin.
HATIA JINJIKHADZE – PERFAQESUESE E ‘OPEN SOCIETY: Ky ligj është katastrofë për Gjeorgjinë, pasi kemi shembullin konkret se si e shndërroi një ligj i tillë Rusinë. Shkatërron të ardhmen europiane të Gjeorgjisë që pret statusin e vnedit kandidat.
Diskutimet për këtë projektligj vijojnë prej javës së kaluar por janë shtyrë vazhdimisht për shkak edhe të protestave masive. Presidentja pro-europiane Salome Zurabishvili ka deklaruar se nuk do e dekretojë.