G7 ashpërson sanksionet ndaj Rusisë për të ngadalësuar luftën
Udhëheqësit e G7 ranë dakord të ashpërsojnë sanksionet kundër Rusisë dhe premtuan mbështetje financiare për Ukrainën.
https://twitter.com/i/status/1659405012852768768
Në një deklaratë të përbashkët liderët kërkuan që Rusia të tërheqë menjëherë, plotësisht dhe pa kushte trupat dhe pajisjet e saj ushtarake nga i gjithë territori i Ukrainës. Sipas tyre një paqe e drejtë nuk mund të realizohet pa tërheqjen e plotë dhe të pakushtëzuar të trupave dhe pajisjeve ushtarake ruse. Udhëheqësit ranë dakort se mbështetja për Ukrainën nuk do të lëkundet dhe vendet do të qëndrojnë së bashku kundër luftës së paligjshme, të pajustifikueshme të Rusisë kundër.
https://twitter.com/i/status/1659484538379157507
Në mesin e sanksioneve të vendosura në samitin e Hiroshimës, përfshihen eksportet e makinerive industriale, veglave dhe teknologjive të tjera që Rusia përdor për të vijuar luftën e saj në Ukrainë, duke shtuar se përpjekjet do të vazhdojnë të kufizojnë të ardhurat ruse nga tregtia e saj me metale dhe diamante. “Ne inkurajojmë se angazhimet e marra nga këto vende për të siguruar që masat tona të mos anashkalohen do të kenë efektin e synuar,” thanë udhëheqësit një zëri.
Ndryshe nga samitet e tjera kur presidenti i Ukrainës ka folur me video-konferencë këtë herë Volodymyr Zelensky do të jetë i pranishëm në samit të dielën. Oleksiy Danilov, sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, deklaroi se prania fizike e presidentit është absolutisht e rëndësishme për të mbrojtur interesat e Ukrainës.
https://twitter.com/i/status/1659524219523289088
Si fillim ai është ndalur në Aarabinë Saudite për marrë mbështetje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Arabia Saudite i ka rezistuar qasjes së Perëndimit për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, me të cilën ka mbajtur marrëdhënie të mira duke preferuar ta shohë veten si neutrale në konflikt. Kryeministri japonez Fumio Kishida, i cili përfaqëson Hiroshimën në dhomën e ulët të parlamentit të Japonisë, tha se ai zgjodhi qytetin për samitin për të përqendruar vëmendjen në kontrollin e armëve përfshirë këtu edhe retorikën e papërgjegjshme bërthamore e Rusisë dhe synimi i deklaruar për të vendosur armë bërthamore në Bjellorusi.