Futja në binarët e gabuar shkaktoi tragjedinë hekurudhore

 

Bisedat mes makinistëve të  trenit Intercity 62  dhe stacionistit të Larisës të bëra publike nga mediat greke tregojnë sesi stacionisti pa e kuptuar i udhëzon të futen dhe të vazhdojnë udhëtimin nga Selaniku.

Asnjë prej drejtuesit e mjeteve nuk e kishte kuptuar se sistemi i sinjalistikës së dritës nuk funksiononte.Sipas burimeve hetimore  komandanti i stacionit harroi të që të përdorte çelsin që ndërroheshin binarët dhe nuk e kishte kuptuar që treni  kishte  hyrë në binar të kundërt dhe më pas e kishte të pamundur që të korrigjonte gabimin e tij në pak minutat e mbetura duke shkaktuar kështu edhe tragjedinë.

Vetë Intercity ishte nisur rreth 48 minuta vonesë nga stacioni hekurudhor i Paleofarsalos nga ku më pas ato pak minuta gjatë nisjes rezultuan fatale teksa u përplas me trenin tjetër. Shefi i stacioni përpara hetuesëve pranoi gabimin e tij fatal dhe tanimë përballet me një akuzë të rëndë për vrasje.   Fatkeqësia në stacionin e Larisës ndodhi edhe për një tjetër shkak pasi komandanti i stacionit, i cili kishte vetëm një muaj përvojë në këtë pozicion, urdhëroi makinistët të hynin në drejtimin e kundërt – në linjën nga Selaniku në Athinë.

Treni, me të paktën 350 pasagjerë, u përplas kokë më kokë me një tren mallrash që udhëtonte në drejtim të kundërt, duke bërë që tre vagonët e parë të dilnin nga shinat dhe më pas të digjeshin së bashku me udhëtarët.

Deri më tani, zjarrfikësit kanë gjetur 44 persona të vdekur por autoritetet besojnë se numri përfundimtar do të jetë më i lartë pasi 19 janë ende të zhdukur. Bëhet fjalë kryesisht për studentë meshkuj dhe femra, të cilët po ktheheshin në shkollat ​​e tyre. Mbi 100 janë të plagosur, 9 prej tyre janë shqiptarë nga të cilët dy në gjendje të rëndë të cilët u shtruan në spital menjëhërë pas ngjarjes së rëndë.

Ndërkaq nga ana tjetër protestuesit u përleshën me policinë në Athinë mbrëmjen e së mërkurës jashtë zyrave të operatorit të trenit Hellenic Train. Policia hodhi gaz lotsjellës ndaj protestuesve të cilët hidhin gurë ndaj forcave të sigurisë dhe i vunë flakën çdo gjëjë që ksihte përreth. Më parë u mbajt një minut heshtje ku njerëzit vendosën qirinj jashtë zyrave të kompanisë hekurudhore për viktimat.

https://www.youtube.com/watch?v=ndirV88hprQ

Një pjesë e shërbimeve hekurudhore të Greqisë u privatizuan në vitin 2017 nën një paketë shpëtimi prej shumë miliardë eurosh nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. Hellenic Train, një njësi e Ferrovie dello Stato të Italisë e cila përvetësoi operacionet e pasagjerëve dhe mallrave, ka ofruar bashkëpunimin me autoritetet për hetimin.

Ministri i Transportit Kostas Karamanlis paraqiti dorëheqjen e tij, duke thënë se ai po merrte përgjegjësinë për dështimet për të rregulluar një sistem hekurudhor që ai tha se nuk ishte i përshtatshëm për shekullin e 21-të. Lugina e Tempes, ku ndodhi përplasja, është një vend i njohur për aksidente. Në vitin 2003, 23 nxënës shkolle u vranë në një aksident pasi autobuzi u përmbys.