Futbollisti italian dhuron 20 mijë euro për të prekurit nga tërmeti
Vetëm pak orë në Turqi dhe Nicolo Zaniolo ka ditur si të fitojë zemrat e të gjithëve. Me të firmosur kontratën me klubin e Gallatasaraj, futbollisti italian ka dhuruar 20 mijë euro për të prekurit nga tërmeti shkatërrimtar që preku Turqinë.
‘Sa herë që luajmë, do ta bëjmë për ju” pranoi 23-vjeçari për faqen zyrtare të klubit nga Stambolli, i cili pranoi se sa herë do zbres në fushë do e bëj në mbështetje të viktimave dhe të prekurve.Përveç kësaj, Zaniolo do të vesh fanellën me numrin 17-të në eksperiencën te Gallatasaray, në shenjë homazhi për një tifoz 17-vjeçar, i cili humbi jetën nga fatkeqësia natyrore.
Pak ditë para katastrofës, Muhammed Emin Ozkan publikoi në rrjetet sociale një video me momentet më të mira të ish-lojtarit të Romës. Zaniolo kaloi në radhët e Gallatasaray për shifrën e 27 milionë eurove, teksa lojtari do marrë 4 milionë euro në sezon me një kontratë deri në vitin 2027. Nga ky transferim përfitoi edhe Interi, rreth 2.25 milionë euro si ekipi që ka formuar futbollistin.