Gjendja shëndetësore e Papa Françeskut mbetet e ndërlikuar, pasi ai ka përjetuar dy episode të dështimit akut të frymëmarrjes për shkak të akumulimit mukozal. Sipas mjekëve, kjo situatë është pasojë e pneumonisë dypalëshe dhe një reagim i trupit ndaj infeksionit, duke shkaktuar grumbullim mukozal në bronke dhe mushkëri.
Ky komplikacion ka sjellë vështirësi serioze në frymëmarrje për Atin e Shenjtë, i cili është i shtruar në Poliklinikën “Gemelli” në Romë që prej 14 shkurtit. Lajmi u bë i ditur nga buletini mjekësor i mbrëmjes, i cili monitoron me kujdes gjendjen e tij shëndetësore.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ