Francë, gjenden 2 trupa të pajetë pas shembjes së një ndërtese / Shkak, rrjedhja e gazit

Një ditë pas shpërthimit që rrëzoi një ndërtesë katërkatëshe në Marsejë, në jug të Francës, grupet e shpëtimit gjetën dy trupat e pare të pajetë  mes rrënojave, nga tetë persona që rezultonin të zhdukur.

Pesë persona  në ndërtesat ngjitur pësuan lëndime të lehta dhe rreth 200 njerëz u desh të evakuoheshin nga shtëpitë e tyre.Dy ndërtesa  aty pranë u shembën pjesërisht disa orë më vonë,por pa shkaktuar lëndime në njerëz.

Rreth 100 zjarrfikës shkuan në vendngjarje për të shuar flakët gjatë të dielës, ndërsa zjarri vështirësoi procesin e evakuimit.Shkaku mbetet i paqartë, por paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë ndezur si pasojë e  rrjedhjes së  gazit.Sipas ministrit të brendshëm Gerald Darmanin, i cili vizitoi zonën konfirmoi se  në total rreth 30   ndërtesa në zonë u evakuuan. Ndërsa presidenti Emmanuel Macron shprehu ngushëllimet e tij në rrjetet sociale.

Check Also

Celibashi: Kohë e pamjaftueshme për votën e emigrantëve/ PD, kundër votimit elektronik

KQZ ka njoftuar partitë politike se koha që ka në dispozicion për të dërguar fletën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *