Franca bëhet vendi i parë në botë që e cilëson abortin të drejtë kushtetuese

Sot, Franca bëhet vendi i parë që sanksionon në mënyrë eksplicite dhe pa mëdyshje në Kushtetutën e saj të drejtën e abortit, e cila kontestohet në shumë vende.

Deputetët dhe senatorët po takohen në një seancë të përbashkët në Pallatin e Versajës dhe pritet të miratojnë me një shumicë shumë të madhe amendamentin e Kushtetutës të propozuar nga qeveria e Emmanuel Macron.

Katër ditë përpara 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Gruas, kjo reformë do të vendosë në nenin 34 fjalinë e mëposhtme: “Në ligj do të përcaktohen kushtet në të cilat ushtrohet liria e garantuar e gruas për të pasur një ndërprerje vullnetare të shtatzënisë”.

Amendamenti i Kushtetutës duhet të miratohet nga tre të pestat e votuesve. Kjo shumicë e cilësuar pritet të sigurohet pa vështirësi, siç tregohet nga rezultatet e votimeve në Asamblenë Kombëtare të Francës (493 vota pro, 30 kundër) dhe në Senat (267 vota pro, 50 kundër).

“Kur të drejtat e grave janë nën sulm në botë, Franca qëndron në pararojë të progresit”, tha kryeministri francez Gabriel Attal përmes Platformës X (Twitter).

Seanca e përbashkët parlamentare do të mbulojë një betejë të gjatë politike të inicuar nga e majta dhe e mbështetur nga organizatat feministe që do të miratohet nga qeveria.