FOTOLAJM/ Stuhia në Milano, breshëri dëmton aeroplanin me destinacion Nju Jorkun! Piloti detyrohet të bëjë ulje emergjente

 

Aeroplani i pasagjerëve është dëmtuar rëndë gjatë stuhisë së fortë që goditi të hënën pjesët veriore të Italisë.

Agjencia italiane ANSA bën të ditur se një breshëri jashtëzakonisht i madh ka dëmtuar aeroplanin që po fluturonte nga Milano në Nju Jork.

Aeroplani në fluturimin DL185 u ngrit pak para stuhisë nga Milano, megjithatë, u detyrua të ulej në aeroportin e Romës pasi copa akulli dëmtuan trupin dhe krahët e aeroplanit. Për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar.

Aviokompania Delta tha se aeroplani u devijua në aeroportin e Romës, pasi u përball me “kushte të pafavorshme moti” pas ngritjes.

Aeroplani u ul i sigurt në aeroportin e Romës pak para orës 14:00 dhe pasagjerët zbritën normalisht. Aeroplani pësoi disa dëmtime gjatë motit të keq, i cili është duke u inspektuar nga ekipi ynë lokal i mirëmbajtjes”, u tha nga kompania.