Kanye West i ka dhënë fund beqarisë 2 mujore. Pasi u divorcua nga Kim Kardashian, reperi u martua me arkitekten e Yeezy, Bianca Censori.
Reperi 45-vjeçar dhe Bianca u martuan në një ceremoni private vetëm me miqtë dhe të afërmit. Këtë javë Kanye është fotografuar me unazë në dorë gjatë një dreke me të dashurën e tij në një restorant në New York. Burime për TMZ thonë se unaza simbolizon martesën me Biancën.
Nuk dihet ende se prej sa kohësh njihen me njëri-tjetrin, por Bianca iu bashkua kompanisë së Kanye, Yeezy në nëntor 2020. Muajin e kaluar, ajo nderoi ‘gruan’ e tij të re duke ripublikuar këngën Censori Overload. Në tekstet e këngëve, ai diskuton beqarinë e tij para martesës, duke kënduar: “Dhe Bibla tha, nuk mund të bëj më seks derisa të martohem”.