FOTO/ Papa Françesku shfaqet në ballkonin e spitalit, mjeku: Nuk është shëruar plotësisht, por gjendja e tij…
Papa Françesku është shfaqur për herë të parë në ballkonin e spitalit në Romë që pas shtrimit të tij më 14 shkurt. Pas pesë javësh trajtim, Papa 88-vjeçar ka kaluar dy episode kritike që vunë në rrezik jetën e tij, siç njoftoi Dr. Sergio Alfieri, një nga mjekët që e trajtoi.
Mjekët njoftuan se Papa do të dalë sot nga spitali, por do të ketë nevojë për dy muaj pushim në Vatikan. Ata theksuan se, ndërkohë që Papa nuk është shëruar plotësisht, ai nuk ka më pneumoni dhe gjendja e tij është e qëndrueshme. Pavarësisht trajtimit intensiv, Papa nuk u intubua dhe mbeti gjithmonë vigjilent dhe i orientuar.