Foshnja futet në Itali brenda një qeseje plastike për t’u shitur, arrestohet çifti maroken

Një çift maroken është arrestuar në Torino me akuzën se transportuan në Itali një foshnjë të porsalindur, duke e futur në një qese plastike gjatë udhëtimit me varkë nga Maroku, dhe më pas tentuan ta shisnin.

Policia italiane ka arrestuar edhe dy shtetas të tjerë marokenë që dyshohet se bashkëpunuan në këtë rast. Foshnja u gjet në shtëpinë e tyre, ku pretendohej se ishte “strehuar përkohësisht”.

Operacioni i policisë, i koduar “Save the baby”, po vijon për të gjetur nënën biologjike të fëmijës në Marok, e cila mendohet ta ketë lindur në gushtin e kaluar.