Forcat ruse nuk ndalen, Kievi zgjohet nga sulmet me raketa

Një sulm me raketa ruse goditi infrastrukturën në Kiev të shtunën në mëngjes, ndërsa shpërthimet u dëgjuan në distriktin Dnipro të kryeqytetit ukrainas, sipas një zyrtari të lartë presidencial ukrainas dhe kryetari i bashkisë së qytetit.

Gazetarët e Reuters dëgjuan një seri shpërthimesh në Kiev përpara se të dëgjoheshin sirenat e sulmit ajror.  Zyrtarët u kërkuan banorëve të mos dalin nga strehimoret.

Rikujtojmë se ditën e djeshme, Moska njoftoi pushtimin e qytetit Solentar në rajonin Donetsk të Ukrainës lindore pas disa javësh luftimesh vdekjeprurëse, ndërsa Kievi këmbënguli që forcat ukrainase të mos dorëzohen.

 

Check Also

NATO: 40 miliardë euro ndihmë ushtarake, edhe avionët e sofistikuar amerikanë F-16

Të paktën 40 miliardë euro ndihmë ushtarake, ku përfshihen edhe avionët ushtarakë të sofistikuar amerikanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *