“Fontana di Trevi” në Romë në shënjestër të ambjentalistëve

 

Shtatë aktivistë  kanë protestuar kundër ndryshimeve klimatike në shatërvanin “Fontana di Trevi” në Romë.Ata ngjyrosën simbolin e kryqyetetit italian me bojë të zezë ndërsa turistët e pranishëm dënuan këtë akt.

“Ne nuk paguajmë për fosilet, vendi ynë po vdes“, ishte thirrja që shoqëroi sulmin  e ambientalistëve.Ata  kanë bërë thirrje që ti jepet  fund subvencioneve publike për lëndët djegëse fosile. Këto pamje janë bërë virale në rrjetet sociale ndërsa turistët e pranishëm kanë dënuar këtë akt .Për të ndalur protestën policët kanë ndërhyrë menjëherë .

Grupi ambientalist “Gjenerata e Fundit ”e lidhi protestën me përmbytjet vdekjeprurëse në rajonin verior italian të Emilia-Romagna. Aktivistët thonë se një në katër shtëpi në Itali janë në rrezik nga përmbytjet.