First Republic Bank, e treta bankë që falimenton prej marsit në SHBA
Një tjetër bankë amerikane shpalli këtë të hënë falimentin. Është fjala për First Republic Bank, vlera e aksioneve të së cilës ra me 75% javën e kaluar pasi klientët të përfshirë nga paniku tërhoqën gjatë Marsit 100 miliardë dollarë depozita.
Asetet e kësaj banke të nivelit të dytë i bleu gjingati i sistemit bankar amerikan JP Morgan, sipas një marrëveshjeje që arriti me Korporatën Federale të Sigurimit të Depozitave, entit publik të Shteteve të Bashkuara që kontrollon sigurinë e depozitave bankare. Kushtet për blerjen e kësaj banke janë të paqarta.
Banka me qendër në San Francisko është e treta në historinë e Shteteve të Bashkuara që falimenton gjatë dy muajve të fundit. Shumë banka në Shtetet e Bashkuara po përballen me vështirësi për shkak të rritjes së nivelit të interesave, në politikë e ndjekur nga Rezerva Federale për të ulur inflacionin. Analistët thonë se është rritja e interesit që e ka bërë të pamundur për këto banka të shlyejnë obligacionet e marra me vlera më të ulëta.