Finlanda do të dërgojë tre tanke “Leopard 2” në Ukrainë

Finlanda do të dërgojë tre tanke Leopard 2 në Ukrainë, sipas një deklaratë të ministrisë të mbrojtjes.

Rikujtojmë se Spanja planifikon të dërgojë në Ukrainë gjashtë tanke Leopard të prodhimit gjerman.

Tanket do të dërgohen në Ukrainë në fund të marsit ose në fillim të prillit. Vende të tjera të NATO-s kanë premtuar se do të dërgojnë 48 Leopard 2 në Ukrainë.

Mbretëria e Bashkuar ka dërguar një skuadron prej 14 tankesh Challenger 2 deri më tani, por Boris Johnson i ka kërkuar qeverisë të dërgojë më shumë.