Gjyqtari anglez, Anthony Taylor është përzgjedhur për të vendosur drejtësi në finalen e Kupës së Botës për klube mes Real Madrid dhe Al Hilal. Organi qeverisës i futbollit botëror, FIFA i ka besuar eksperiencës së 44-vjeçarit për të gjykuar sfidën që do kurorëzojë kampionin e ri të Botës për klube. Drejtësia në këtë duel do vendoset tërësisht nga anglezët, pasi së bashku me Taylor ndihmës të tij do të jenë anglezët, Gary Besëick dhe Adam Nunn. Treshja vjen pas eksperiencës në skenën botërore të Kupës së Botës.
Taylor ishte arbitri për dy ndeshjet e fazës së grupeve, fitoren 3-2 të Ganës ndaj Koresë së Jugut dhe barazimin pa gola të Kroacisë kundër Belgjikës. Ai gjithashtu gjykoi në fitoren 1-0 të Al Ahly të Egjiptit në çerekfinale ndaj Seattle në Botërorin e klubeve që po mbahet në Marok. Ndeshja e së shtunës do të zhvillohet në stadiumin “Prince Moulay Abdellah”, pasi Reali siguroi një fitore 4-1 kundër Al Ahly ndërsa skuadra e Arabisë Saudite Al Hilal kaloi me një fitore 3-2 kundër Brazilianëve të Flamengos.