FBI zbulon komplotin për vrasjen e Mbretëreshës Elizabeth II

Një dosje e FBI-së ka zbuluar një komplot të mundshëm për të vrarë Mbretëreshën e ndjerë të Britanisë Madhe  Elizabeth II gjatë një vizite në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 1983.

Sipas dosjes, rreziku u paralajmërua nga një oficer policie në San Francisko i cili kishte takuar në një lokal personin që do të kryente vrasjen.Oficeri thotë se burri i tha atij se po kërkonte hakmarrje për vajzën e tij, e cila ishte vrarë në Irlandën e Veriut nga një plumb gome .

“Ai do të përpiqej të dëmtonte mbretëreshën Elizabeth dhe do ta bënte këtë ose duke lëshuar ndonjë objekt nga Ura Golden Gate mbi  jahtin  ku do të lundornte mbretëresha ose do të përpiqej të vriste  atë kur ajo vizitoi Parkun Kombëtar Yosemite.”  thuhet në dosje.

Elizabeth mbretëroi gjatë një periudhe trazirash në Irlandën e Veriut prej 3 dekadash  mes atyre që luftonin kundër sundimit britanik në Irlandë, dhe atyre që luftonin për të ruajtur dhe mbrojtur bashkimin me Britaninë.

Gjatë këtyre trazirave  humbën jetën 3600 njerëz dhe u plagosën më shumë se 30,000 të tjerë. Dosjet tregojnë se si FBI  rriti vigjilencën ndaj asaj që konsiderohej si  kërcënim real ndaj mbretëreshës së ndjerë.