Evropa po përjeton kushte ekstreme të motit, Spanja përfshihet nga zjarret

Disa vende evropiane po preken nga moti ekstrem si  përmbytjet, thatësirat apo valët e të nxehtit. Bosnjë-Hercegovina vijon të jetë në gjendje të jashtëzakonshme.

Situata  më e vështirë është në pjesën veri-perëndimore pasi lumenjtë Una dhe Glina shkaktuan përmbytje në disa qytete. Reshjet e dendura të shiut shkaktuan përmbytje edhe në Kroaci dhe Serbi. Në Novi Sad, disa rrugë të brendshme të qytetit ishin nën ujë, gjë që shkaktoi probleme me trafikun dhe disa aksidente.

Përmbytjet vijnë pas një periudhe të zgjatur thatësire që ka prekur pjesën më të madhe të Evropës jugore, duke përfshirë pjesë të Portugalisë dhe Spanjës. Në këtë të fundit kanë shpërthyer zjarret e para sic është  ky zjarr zjarr në rajonin perëndimor spanjoll të Extremadura .

Flakët deri më tani kanë shkatërruar deri në 3,700 hektarë  ndërsa 550 njerëz janë evakuuar. Zjarri është jashtë kontrollit dhe kushtet e motit po e bëjnë veçanërisht të vështirë punën e zjarrfikësve. Rreth 250 zjarrfikës janë në terren duke luftuar me  zjarrin I cili dyshohet se është ndezur qëllimisht.