Europol vendos në pranga 37 anëtarë të një bande kriminale në Ballkanin Perëndimor
37 anëtarë të një oranizate kriminale që vepron në Ballkanin Perëndimor u arrestuan gjatë një aksioni të EUROPOL. Ajo drejtohej nga burgu, nga një shtetas boshnjak dhe konsiderohej si një nga organzatat më të mëdha të shgpërndarjes së drogës dhe trafikut të armëve. Emri i tij nuk bëhet i ditur por mësohet se po vuan dënimin me 4 vite në një nga burgjet italiane.
Operacioni u zhvillua njëkohësisht në Kroaci, Slloveni, Bosnje dhe Hercegovinë, Holandë, Itali, Belgjikë dhe Gjermani. Policitë e këtyre vendeve sekuestruan 148 mijë euro,18 armë zjarri, mes tyre dy mitralozë dhe 2512 fishekë. Mediat raportojnë se janë bllokuar mbi 15 kg kokainë, 11 kg heroinë si dhe një sasi e konsiderueshme kanabis sativa.