Europol në aksion, “SKY ECC” çmonton organizatën kriminale

Europoli, së bashku me autoritetet holandeze dhe gjermane kanë goditur një grupi kriminal me bazë në Holandë, i cili është përgjegjës në grabitjen e bankomateve duke përdorur eksplozivë.

18 anëtarë të grupit kriminal  u arrestuan gjatë një serie aksionesh.

Shtetasit holandezë dyshohet se kishin përvojë të gjerë në shpërthimin e bankomateve me eksplozivë duke shkaktuar dëme prej të paktën 1.5 milion eurosh dhe duke plaçkitur të paktën 1.2 milion euro, nga të cilat deri më tani janë sekuestruar rreth 290 000 euro.

Në total, u sekuestruan 360 000 euro në para të gatshme dhe mbi 600 000 euro në kriptovaluta, së bashku me pajisje dhe automjete të përdorura për grabitje.

  • Më 17 prill 2024, shtatë persona u arrestuan.
  • Më 21 gusht 2024, një person u arrestua.
  • Më 27 nëntor 2024, katër persona u arrestuan.
  • Më 3 maj 2025, një person u arrestua në Spanjë.
  • Më 13 maj 2025, tre persona u arrestuan.
  • Më 27 maj 2025, dy persona u arrestuan.