Dimri 2022-2023 në hemisferën veriore ishte i dyti më i ngrohtë i regjistruar dhe jashtëzakonisht kanë deklaruar shkencëtarët e BE-së.
Shërbimi i BE-së për Ndryshimet Klimatike Copernicus tha se temperaturat ishin veçanërisht të larta në pjesë të Evropës lindore dhe verilindore.
Shpatet e zhveshura dëmtuan sezonin e skive ku disa vendpushime u mbyllën dhe të tjera falimentuan për shkak të numrit të ulët të turistëve. Ndërkaq temperaturat qëndruan të larta edhe në shkurt dhe këtë fillim marsi.
Evropa perëndimore dhe juglindore rregjistroi thatësirën më të madhe ku nivelet e lumenjëve dhe liqeneve ishin më të ultat ndonjëhërë në histori. Gurë të ekspozuar dhe rërë e dalë në spiërfaqje, nivelet e ujit të Rhine aktualisht janë shumë të ulëta pranë qyteteve gjermane perëndimore të Kaub dhe Bingen. Niveli ka rënë deri në 1.50 metra duke treguar kështu praninë e një thatësire shumë të madhe përgjatë këtij dimri e cila ka qenë e pranishme në disa vende europiane.
Nga ana tjetër qeveria franceze ka bërë thirrje për kufizime të ujit dhe në Itali është ngritur frika për një tjetër thatësirë verore pas emergjencës verën e kaluar. Shkencëtarët e BE-së thanë gjithashtu se akulli i detit Antarktik ka rënë gjithashtu në nivelet rekord në shkurt në 34% nën mesataren.