Erëra të forta, shi të dendur dhe përmbytje, dëmet e stuhisë Ciarán në Evropë, përmes fotove

Stuhia Ciarán ka goditur Evropën. Pas katastrofës që shkaktoi në Itali ajo mbërriti edhe në Shqipëri.

Dëme materiale janë raportuar në vendin tonë, ndërkohë një efektiv i Policisë Rrugore ka mbetur i plagosur.

Duke sjellë erëra të forta, shi të dendur dhe përmbytje stuhia Ciarán ka shkaktuar dëme të mëdha në disa vende evropiane.

Më shumë se 300 shkolla janë mbyllur në Britaninë e Madhe. Stuhia shkaktoi kaos edhe në Francë, e nuk ka kursyer as Italinë fqinje. Rajonet qendrore e veriore të të Italisë janë në “darën” e motit të keq. Më kritike paraqitet gjendja në Toskanë ku pesë persona kanë humbur jetën e katër të tjerë rezultojnë të zhdukur.