Erdogan thirrje nga Hataj: Kjo është tragjedi, nuk duhet përdorur politikisht. Le të bëhemi bashkë për të dalë nga kjo gjendje e jashtëzakonshme
Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, teksa ndodhet në Hataj, një nga qytetet më të prekura nga tërneti tragjik në Turqi, ka mbajtur edhe një fjalim. Ai ka pranuar se situata nuk është aspak e lehtë. Bëhet fjalë për 13.5 milionë banorë të prekur, në një hapësirë prej 500 km katror.
‘Nuk kemi nje pune te lehte. Jane prekur 13.5 milione njerez nje hapesire prej 500 km katror. Vec ekipeve tona ka edhe ekipe nga jashte vendit dhe vullnetare qe arrijne deri ne 60 mije veta personel. Mijera njerez te tjere jane nisur drejt zones per te ndihmuar. Nuk na ndihmojne as kushtet e motit. Eshte nje fatkeqesi e madhe. Me ndihmen e zotit do te bashkojme fuqite per tu ardhur ne ndihme njerezve. Kemi shpallur gjendjen e jashtezakonshme per 3 muaj dhe kjo na ka ndihmuar per te vijuar e kerkimet. Nuk do te leme asnje person nen rrenoja. Kam nje thirrje per ata qe e perdorin kete situate per politike. Kjo eshte e padurueshme per mua. Nese do te ishte nje tjeter situate do te jepja nje tjeter pergjigje per ata qe duan te bejne politike me kete fatkeqesi. Ashtu sic e thashe edhe me pare, kam dhene urdherin per te mbyllur rindertimin brenda nje viti. Per ndertimin e banesave te reja kemi dhene urdher agjencise toki dhe kompanive te tjera qe te nisin punen sa me pare. Kemi marre edhe ndihma financiare nga shume shtete. I falenderoj ne emer te popullit turk. Me ndihmen e tyre shpresoj se do ta kalojme kete situate.’– është shprehur presidenti turk në deklaratën e mbajtur në qytetin më të prekur nga tërmeti që tronditi Turqinë dhe Sirinë.
Deri më tani, si pasojë e tërmetit, janë shkaktuar 9057 viktima, 52979 te plagosur si dhe 6444 ndertesa te shembura.