Erdogan dekreton 14 majin ditën e zgjedhjeve paralamentare dhe presidenciale

 

Ashtu sic edhe e kishte deklaruar edhe më parë presidenti Rexhep Tajip Erdoan ka dekretuar 14 majin si datë për zgjedhjet presidenciale dhe për deputetët.

Me këtë vendim i hapet rruga përgatitjes për këtë proces elektoral nga komisioni i zgjedhjeve.

RECEP TAYYIP ERDOĞAN-PRESIDENT I TURQISË: Pak më parë firmosa vendimin për të dekretuar datën 14 maj për zhvillimin e zgjedhjeve presidenciale dhe për deputetët.Kushtetuta na lejonte që këtë process ta kryenim deri më datën 18 qershor.

Deri tani në garë janë dy kandidatë Rexhep Tajip Erdoan i cili kërkon një mandat tjetër në krye të shtetit turk si dhe Kemal Këllëcdarullu nga opozita.

Ky i fundit , kryetar i partisë republikane doli kandidat i përbashkët i koalicionit të 6 partive opozitare.Në vend diskutohet cështja nëse Erdoan mund të rikandidojë në këto zgjedhje,kjo pasi kushtetua e lejon një president që të garojë vetëm dy herë. Por pavarsisht kësaj situate duket se Erdoan nuk tërhiqet dhe do të kërkoj sërish votën nga qytetarët.