Ende mister ngjyrosja e kanaleve të njohura të Venecias
Ende mister ngjyrosja e kanaleve të njohura të Venecias, një atraksion i preferuar nga shumë turistë të huaj.U dyshua fillimisht se ishin ambientalistët ata që shkaktuan ngjyrosjen e kanaleve në Venecia por grupi ‘ Gjenerata e fundit’ ka mohuar përfshirjen.
Më herët ata vandalizuan shatërvanin e njohur ‘Fontana di Trevio ’ në Itali .Megjithatë, analizat vazhdojnë, pasi ende nuk janë konstatuar saktësisht shkaqet e ngjyrosjes së pazakontë të ujit.
Hipoteza më e mundshme e ngjyrosjensë e ujit në zonën e urës së Rialtos, është ajo e një lëngu që përdoret nga hidraulikët për të kontrolluar nëse ka rrjedhje uji nëpër tubacione.Nga analizat paraparake rezulton se ujrat nuk paraqesin rrezik për shëndetin publik.
https://twitter.com/i/status/1663113701300510720
Ky nuk është një episod i panjohur. Në vitin 1968 artisti argjentinas Nicolas Garcia Uriburu ngjyrosi ujërat e kanalave duke përdorur një pigment ,qëllimi ishte që të ndërgjegjësonte qytetarët për mbrojtjen e mjedisit.