Ekonomia mbetet problemi kryesor për turqit/ Lira arrin nivelin më të ulët rekord
Zgjedhjet përfunduan por problemet ekonomike në Turqi vijojnë ende . Disa qytetarë shpresojnë që nën udhëheqjen e presidentit Rexhep Tajip Erdogan situata ekonomike në vend do të përmirësohet .
Jeta dhe kushtet ekonomike po i dëshpërojnë njerzit . Shpresoj që tani e tutje do të prezantohen programe ekonomike më të mira për qytetarët.
Ka nga të tjerë që nuk besojne se ekonomia do të rimëkëmbet.
Natyrisht ne kemi probleme me ekonominë , punën dhe arsimin në Turqi. Por nëse presidenti harron të kaluarën dhe ecën përpara, mund të bëhet më mirë. Edhe pse nuk kam asnjë shpresë.
Monedha e Turqisë ka rënë me rreth 7% që nga fillimi i vitit dhe ka humbur më shumë se 90% të vlerës së saj gjatë dekadës së fundit.
Nuk jam i sigurt se çfarë të pres. Mendoj se gjërat do të vazhdojnë ashtu siç janë ose edhe do të përkeqësohen, sepse valuta e huaj është në rritje, kështu që situate ekonomike është shumë e vështirë. Nuk do të jetë problem për të pasurit, por jeta do të bëhet më e vështirë ata që kanë të ardhura të ulëta dhe pensionistët.
Premtimet për përmirsimin e situatës ekonomike në Turqi nga lideri i opozitës Kemal Këllëcdarullu nuk mjaftuan që ai të fitonte garën presidenciale. Lira e Turqisë arriti nivele të reja rekord kundrejt dollarit amerikan pasi Presidenti Tajip Erdogan siguroi fitoren në zgjedhjet presidenciale të së dielës , duke e zgjatur sundimin e tij gjithnjë e më autoritar në një dekadë të tretë.
Lira u dobësua në 20.065 për dollar në fillim të tregtisë evropiane, duke thyer rekordin e mëparshëm. Monedha vendase ka rënë me rreth 7% që nga fillimi i vitit dhe ka humbur më shumë se 90% të vlerës së saj gjatë dekadës së fundit, me ekonominë në kontrollin e cikleve të lulëzimit dhe rënies dhe periudhave të inflacionit.