Ekipet garojnë me kohën për të gjetur nëndetësen e zhdukur

Avionët kanadezë zbuluan zhurma nënë ujë në Atlantikun e Veriut teksa kërkimet vijojnë për të gjetur nëndetësen civile me pesë persona në bord. Ekipet e kërkim- shpëtimit tanimë në operacionin e tyre po përdorin robotë të specializuar për zbuluar zhurmat se nga vijnë. Aeroplani kanadez zbuloi tinguj përplasjeje në intervale prej 30 minutash që vinin nga zona e kërkimit.

CNN citoi gjithashtu një raport të qeverisë amerikane që thoshte se tinguj të tjerë u dëgjuan rreth katër orë pasi u zbuluan goditjet fillestare, por ato nuk dukeshin si përplasje duke bërë që ekipet e kërkimit të dilnin me një rezultat negativ për gjetjen e nëndetëses civile. Dokumentet e një gjykatës amerikane të cilat citojnë një ekspert emri i të cilit nuk behet i ditur tregojnë se problemet e sigurisë për këtë nëndetëse nisën që në vitin 2018, përpara se të linte punën e tij në OceanGate.

Nëndetësja e humbur, e quajtur Ocean Gate Titan, sipas raporteve nga mediat personat në bord kanë më pak se 30 orë oksigjen që do të thotë se ai do të përfundojë ditën e enjte. Operacionet e kërkim-shpëtimit janë shtrirë në një sipërfaqe prej 19,650 km katrore, më e madhe se shteti amerikan i Connecticut.

Hamish Harding, 58, një aventurier britanik që ka qenë më parë në hapësirë ​,  biznesmeni britanik Shahzada Dawood, 48 vjeç, anëtar i një prej familjeve më të pasura të Pakistanit dhe mbështetës i dy organizatave bamirëse të themeluara nga mbreti Charles, djali i tij Suleman Dawood, një student 19-vjeçar, Paul-Henry Nargeolet, 77, një ish-zhytës i marinës franceze, i cili thuhet se ka kaluar më shumë kohë në rrënojat e Titanikut si dhe Stockton Rush, 61 vjeç, shefi ekzekutiv i OceanGate, firma që operon udhëtimet e Titanikut janë personat të cilët ishin në bordin e kësaj nëndetëses.

Ekspeditat, të cilat kushtojnë 250,000 dollarë për person. Për të vizituar rrënojat e Titanikut, nëndetëseve i duhen dy orë për të zbritur afërsisht 3,800 metra drejt anijes së mbytur.