E rëndë në Itali/ Makina humb kontrollin dhe përfundon në ujë, vdesin 2 të rinj shqiptarë dhe 1 vajzë italiane (Emrat)

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Venecia ku tre të rinj  Giulia Di Tillio, Egli Gjeci dhe Altin Hoti kanë humbur jetën pasi makina me të cilën udhëtonin ka dalë nga rruga  përfunduar në një kanal.

Trupat e viktimave u gjetën nga zhytësit e zjarrfikësve.

Tragjedia ndodhi në zonën Borgo Sant’Agnese rreth orës 3 të mëngjesit. Sipas disa dëshmitarëve, makina vazhdoi në vijë të drejtë pranë një kthese dhe pasi theu parmakët mbrojtës, ra nga një urë e vogël mbi lumin Reghena.

 

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

Tragjedia thellohet edhe më tej pasi një prej viktimave, Altin Hoti, pak muaj më parë kishte humbur vëllanë në një aksident automobilistik.