E rëndë në Greqi, daja tenton të përdhunojë mbesën dhe më pas e vret

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në komunitetin lokal të Pirgos në Greqi. Bëhet me dije se një vjazë 11-vjeçare ëshë gjetur e pa jetë mesditën e sotme në një fushë në zonën e Kataraçit në Ilia. 11-vjeçarja e zhdukur prej ditës së djeshme në zonën e Myrtisë, kishte plagë të dukshme nga një kaçavidë.

Siç raportohet Vasiliki i vogël doli nga shtëpia e saj në Myrtia Ilias për të shkuar te gjyshi. Me pas ajo ka hipur në makinë me dajën e saj. Por 37-vjeçari e ka çuar fëmijën në një zonë rurale dhe ka tentuar ta përdhunojë. Megjithatë vogëlushja ka rezistuar, ka luftuar dhe sipas informacioneve, kur 37-vjeçari ka kuptuar se do të fliste me prindërit, e ka goditur me një kaçavidë në qafë. Më pas ai braktisi trupin e pajetë të vogëlushes dhe u zhduk.

Gjithashtu në vendin ku u gjet e pajetë vajza, ka shkuar një mjek. Dëshmitë nga ekspertiza mjeko-ligjore pritet të plotësojnë enigmën e tmerrit të asaj që ndodhi mes momentit kur fëmija hipi në makinë dhe momentit kur u vra.  Punonjësit e Nëndrejtorit të Sigurisë lokalizuan fëmijën dhe pak më vonë arrestuan një 37-vjeçar, i cili rezultoi se ishte daja i saj. Burri akuzohet për “vrasje nga pakujdesia”.

Sipas informacioneve, autori mësohet se ka pranuar aktin e tij pa thënë asgjë për motivin e tij. Siç u konstatua, 37-vjeçari ishte akuzuar në vitin 2017 për përdhunim të një të miture dhe ishte vënë para drejtësisë. Ekzaminuesi mjekësor do të kryejë një autopsi për të përcaktuar nëse ka pasur abuzim seksual dhe përdhunim.

Check Also

Detajet/ Nesër kongresi, PS ndez motorët për zgjedhjet e 2025

Pas dy shtyrjeve ora 11;00 e së dielës do të gjej të mbledhur në Tiranë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *