Një i ri me ‘scooter’ dëbore në një pyll të egër në Idaho, SHBA u detyrua të braktiste mjetin e tij kur një dre i egërsuar e sulmoi pa paralajmërim, ndërsa i gjithë episodi u kap në kamera nga vëllai i tij që e ndiqte nga pas.
Jeremiah Bigelow postoi videon në rrjetet sociale duke thënë se vëllai kishte mbetur pak prapa, por u detyrua të braktiste mjetin e tij për të evituar një plagosje të mundshme.
“Vëllai im e pa atë që po ndodhte dhe përpiqej të tërhiqte vëmendjen e kafshës,” shkruante Bigelow në një postim në Facebook.
Vëllai u largua nga motori i dëborës tamam në kohë për t’i shpëtuar një goditjeje nga turiri drerit, i cili dhe ai përfundoi i rrëzuar pas përplasjes me mjetin.
Pasi u ngrit përsëri në këmbë dreri nuk sulmoi më por u drejtua nga pylli.
Bigelow theksonte se kafsha nuk u lëndua teksa e parë nga larg pak më vonë duke ecur normalisht.