E konfirmon Shtëpia e Bardhë! Presidenti Donald Trump diagnostikohet me …
President amerikan, Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një problem me qarkullimin e gjakut, pasi kishte vënë re “ënjtje të lehtë në pjesën e poshtme të këmbëve,”.
Lajmi i bë i ditur nga zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.
Kjo e fundit dha këtë informacion të papritur gjatë një deklarate për të adresuar spekulimet lidhur me disa mavijosje të dukshme në duart e 79-vjeçarit, të cilat ajo tha se ishin vlerësuar si “irritim i lehtë i indeve të buta nga shtrëngimi i shpeshtë i duarve dhe përdorimi i aspirinës” si masë parandaluese për shëndetin e zemrës.
“Në përpjekje për transparencë, presidenti dëshironte që t’ju ndaja një shënim nga mjeku i tij me të gjithë ju sot,” tha ajo.
“Gjatë javëve të fundit, Presidenti Trump vuri re një ënjtje të lehtë në pjesën e poshtme të këmbëve. Në përputhje me kujdesin rutinë mjekësor dhe me shumë kujdes, ky shqetësim u vlerësua plotësisht nga njësia mjekësore e Shtëpisë së Bardhë,” pohoi zëdhënësja.
“Presidenti iu nënshtrua një ekzaminimi të plotë, duke përfshirë studime diagnostike të sistemit vaskular; ekografi doppler venoze të gjymtyrëve të poshtme nga të dyja anët zbuluan pamjaftueshmëri kronike venoze… një gjendje e zakonshme, veçanërisht te personat mbi moshën 70 vjeç.”
Ajo shtoi se “me rëndësi, nuk u gjetën shenja të trombozës së venave të thella apo sëmundjes arteriale… U krye gjithashtu edhe një ekokardiogram, i cili konfirmoi strukturë dhe funksion të rregullt të zemrës; nuk u identifikuan shenja të insuficiencës kardiake, dëmtimit të veshkave apo ndonjë sëmundjeje sistematike”.
Nuk ishte menjëherë e qartë se si do të trajtohej Trump “aktualisht në disa fotografi të fundit të presidentit vihen re mavijosje të lehta në pjesën e pasme të dorës”.
“Kjo përputhet me irritimin e lehtë të indeve të buta nga shtrëngimi i shpeshtë i duarve dhe përdorimi i aspirinës, e cila merret si pjesë e një regjim standard për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Kjo është një efekt anësor i njohur dhe i padëmshëm i terapisë me aspirinë, dhe presidenti vazhdon të jetë në shëndet të shkëlqyer, gjë që besoj se të gjithë e shihni përditë këtu”, përfundoi Leavitt.