Katër miliardë e gjysmë euro, kjo është shifra që Tamim bin Hamad Al Thani, Emiri i Katarit, pronari aktual i PSG-së, do të synonte të vendoste në tryezën e familjes Glazer për blerjen e Manchester United.
Lajmi i u raportua nga “The Guardian” i cili gjithashtu flet se si Al Thani dhe investimet e tij sportive në Katar po punojnë tashmë për t’i treguar UEFA-s, nëse oferta pranohet, se “Djajtë e Kuq” dhe skuadra pariziane do të administrohen nga struktura krejtësisht të pavarura.
Ditën e djeshme u përfol gjithashtu për një ofertë nga Elon Musk, i cili ka ofruar pak më shumë se pronari i PSG-së, rreth 4.7 miliardë euro. Në fakt, pronarët aktual të Manchester United kërkojnë jo më pak se 6 miliardë euro.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ