E bujshme në “Shtëpinë e Bardhë”, Trump e Musk drejt “divorcit”

Elon Musk dha një tjetër sinjal se do tërhiqet nga administrata e presidentit amerikan, Donald Trump.

Në një takim në Shtëpinë e Bardhë, multimilioneri u shpreh se ishte një nder të punonte me kabinetin e Trump

Musk u tha investitorëve se do të rikthehej te Tesla ndërsa pritet që të ndalojë angazhimet në qeveri deri në fund të këtij muaji.

“Ju jeni trajtuar padrejtësisht, por shumica dërrmuese e njerëzve në këtë vend ju respektojnë dhe ju vlerësojnë jashtëzakonisht shumë, dhe e gjithë kjo sallë mund ta thotë këtë me bindje. Ju keni qenë një ndihmë e jashtëzakonshme. Je i ftuar të qëndrosh sa të duash. Në një moment, besoj, do të dëshirojë të kthehet në shtëpi, te veturat e tua”, iu drejtua presidenti Trump biznesmenit, Elon Musk.

Kabineti e duartrokiti Musk, i cili tha se i kishte kursyer 160 miliardë dollarë qeverisë federale ndjeshëm më pak se objektivi fillestar prej 2 trilionë dollarësh. Por, muajt e fundit ai kishte filluar ta zbusë këtë pretendim, duke thënë në janar se 1 trilion do të ishte një “rezultat epik”.

Musk është përplasur me Sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, për shkurtimet në Departamentin e Shtetit.