Dyshohet se shërbenin për spiunazhin rus, arrestohen dy persona në Slloveni
Policia sllovene ka arrestuar dy persona pasi ishin të dyshuar për spiunazh për shërbimin e inteligjencës ushtarake ruse, njoftoi sot gazeta Delo e Lubjanës, duke cituar burime.
Sipas raportit, të dyshuarit, njëri prej të cilëve ka nënshtetësi të një vendi të Amerikës Latine, operonin duke përdorur karta të rreme ID nga një zyrë e marrë me qira në lagjen Bezigrad të Lubjanës.
Dy të dyshuarit akuzohen për spiunazh dhe përdorim të dokumenteve të falsifikuara. Nëse shpallen fajtorë, ata përballen me 8 vjet burgim, shtohet në raport.
Shërbimi i inteligjencës sllovene nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment mbi raportin kur u kontaktua nga Reuters.