Dy shqiptarë në garë për deputetë me Pasok dhe Syriza

Në garën për zgjedhjet parlamentare të 21 Majit në Greqi janë rregjistruar 38 parti ,  10 koalicione  dhe dy kandidatë të  pavarur për deputetë dy herë më shumë se ne  zgjedhjet e vitit 2019 kur grekët patën në listat e votimit 24 parti dhe koalicione zgjedhore. Sondazhet e deritanishme tregojnë se partia Demokracia e Re e kryeministrit Mitsotakis megjithëse renditet para partisë majtiste “Siriza” të ish-kryeministrit, Alexis Tsipras nuk pritet të marrë votat e mjaftueshme për të siguruar e vetme shumicën e re qeveritare. Ne kete do te ndikoje edhe votimi sipas një sistemi të ri të përfaqësimit proporcional në Parlamentin Helen me 300 ulese deputetetesh.

Dy kandidate shqiptare jane ne gare per deputete ne Athinë me partite e majta Fatos Malaj me Pasok dhe Adiljan Koxhaj me Syrizan. Më shumë se 500 mijë shqiptarë jetojnë në Greqi. Megjithëse nuk votojnë të gjithë, bashkimi i votave të tyre mund të fusë për herë të parë që nga 1991 kur filloi eksodi, një emigrant shqiptar në institucionin më të rëndësishëm grek. Në gati 9.9 milion votues gjithsej rreth 430,000 të rinj te moshes nga 17 deri në 21 vjeç do të votojnë për herë të parë por 40% e tyre shprehen të pavendosur se kë parti do votojnë.

Kryeministri Mitsotakis ka premtuar të rrisë pagat me 25% brenda katër viteve, në mënyrë që paga mesatare të arrijë në 1500 euro. Qeveria e Mitsotakis është përballur me revolta popullore pas përplasjes vdekjeprurëse të trenave në Tempi më 28 shkurt, ku vdiqën 57 persona dhe u lënduan 85 të tjerë. Pas këtij aksidenti tragjik dha dorëheqje ministri i transportit, ndërsa ra dukshëm qeverise së Mitsotakis qe është përballur me probleme si çmimet e larta te ushqimeve dhe skandalin e përgjimit të politikaneve te opozitës.